Celibashi: Procesi i numërimit të votave duhet të përfundojë sot më së voni
Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjdhjev në Shqipëri, ka pohuar se u ka bërë thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të, ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Në një postim në…

Lajme
Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjdhjev në Shqipëri, ka pohuar se u ka bërë thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të, ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.
Në një postim në Facebook, ai ka thënëse ky proces duhet të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme.
“Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati. Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve”.
“Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit. Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore”, ka thënë Celibashi.