Çelësi i një martese të lumtur është ky – Çfarë thonë ekspertët

Kjo këshillë nga një terapiste martesash është çelësi i një marrëdhënieje të lumtur!

Lifestyle

17/10/2021 12:51

Disa gjëra, në të vërtetë, nuk është e thënë të zgjatin përgjithmonë. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, nuk është e lehtë të thuash se çfarë do ta bëjë dashurinë të zgjatë, por ekziston një çelës për marrëdhënie të shëndetshme, të lumtura dhe pasionante, në të cilat të gjitha çiftet mund të mbështeten. 

“Karakteristika kryesore e një marrëdhënieje të shëndetshme është aftësia e çdo individi për të mbetur i tillë (individ) edhe kur është në çift me një tjetër”,– thotë një terapiste martesash, Rabiia Ali.

Një marrëdhënie e shëndetshme përfshin dy njerëz që kanë një jetë të tyren, e cila përfshin marrëdhënie të tjera të shëndetshme. Njëkohësisht, ata kanë vendosur reciprokisht ta ndajnë bashkë edhe jetën e njëri-tjetrit.”

Ndërsa marrëdhëniet romantike mund të duken si gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, aftësia për të qëndruar si individ, duke ushqyer marrëdhënie të tjera me anëtarët e familjes dhe miqtë, apo të keni një jetë të ndarë nga ajo me partnerin, është vendimtare.

“Para se të krijojë një lidhje serioze me dikë, një individ duhet të jetë një person i plotë”,- tha Ali. Kjo do të thotë të kesh lidhje me njerëz të tjerë, të kultivosh hobi dhe interesa personale, të jesh në rregull me të qenit vetëm dhe të punosh për vete.

Kjo mënyrë të menduari dhe të jetuari do t’ju bëjë ta shijoni dhe të jeni më të lumtur në raportin që do të krijoni. /Lajmi.net/