Çeku u përgjigjet aktorëve grevistë: 20 milionë euro kemi investuar ose zotuar në fushën e teatrit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka folur mbi situatën e grevave të aktorëve, duke theksuar rëndësinë e tyre në shoqëri. Ai në Klan Kosova tha se qeveria ka investuar ose zotuar për implementim rreth 20 milionë euro në fushën e teatrit. ”Kemi kriju disa lehtësira, në mënyrë që ata të merren me…
Lajme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka folur mbi situatën e grevave të aktorëve, duke theksuar rëndësinë e tyre në shoqëri.
Ai në Klan Kosova tha se qeveria ka investuar ose zotuar për implementim rreth 20 milionë euro në fushën e teatrit.
”Kemi kriju disa lehtësira, në mënyrë që ata të merren me art, krijimtari, e jo të bllokohen në procedura e në progres. Ky ka qenë edhe synim i yni që nga fillimi. Kemi thënë se kanë nevojë për reformë të thellë të institucioneve publike të Kulturës. Kemi synu përmirësimin e kushteve të punës që është shumë me rëndësi për artistët”, ka thënë Çeku.