Çeku për Qendrën multi-funksionale të Prishtinës: Koha për të jetësuar këtë projekt, mjaft kohë është humbur

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur së fundi për sallën koncentrale ose Qendrën multi-funksionale të Prishtinës. Ai njoftoi për opinionin publik se për këtë projekt Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e ka dhënë edhe pëlqimin përfundimtar. “Për hartimin e projektit zbatues, komunën e Prishtinës e kemi mbështetur me 800…

Lajme

20/11/2024 15:47

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur së fundi për sallën koncentrale ose Qendrën multi-funksionale të Prishtinës.

Ai njoftoi për opinionin publik se për këtë projekt Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e ka dhënë edhe pëlqimin përfundimtar.

“Për hartimin e projektit zbatues, komunën e Prishtinës e kemi mbështetur me 800 mijë euro. Në buxhetin e ri, kemi ndarë 10 milionë euro, si dëshmi e gatishmërisë sonë për bashkëfinancim. Jemi të gatshëm për ta mbështetur komunën e Prishtinës edhe më tutje, sipas kërkesës së tyre”, tha ministri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, sipas tij për projektin në fjalë është humbur shumë kohë dhe se tashmë është koha për jetësuar të njëjtin.

“Koha për të vepruar dhe jetësuar këtë projekt me rëndësi jetike për komunitetin artistik të kryeqytetit. Mjaft kohë është humbur!”, shkroi ai./Lajmi.net