Çeku: Kur e bën punën bërllog Përparimi i ndihmon Lumiri – investimet brenda zonave të mbrojtura duhet të bëhen me pëlqimin e autoriteteve

Hajrulla Çeku ka reaguar pas polemikave të shkaktuara për punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Çeku përmes një shkrimi të publikuar në Facebook thotë se kryetari i Komunës së Prishtinës e ka nisur tashmë fushatën elektorale për kryeqytetin, transmeton lajmi.net. Tutje, ai thotë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ndihmon atë kur ky…

Lajme

28/04/2025 20:22

Hajrulla Çeku ka reaguar pas polemikave të shkaktuara për punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Çeku përmes një shkrimi të publikuar në Facebook thotë se kryetari i Komunës së Prishtinës e ka nisur tashmë fushatën elektorale për kryeqytetin, transmeton lajmi.net.

Tutje, ai thotë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ndihmon atë kur ky i fundit sipas tij e ‘bën bërllog punën’.

“Sa herë që Përparimi e bën fort bërllog punën, në ndihmë i vjen Lumiri. E para, sepse janë bashkë në marifetet e tyre të kundërligjshme, dhe e dyta, sepse e kanë nisur fushatën për Prishtinën, po e përgatisin mashtrimin e radhës.

Por, ka një arsye edhe më të madhe. Në fakt, Lumiri është duke e mbrojtur veten. Sepse ishte ai që para afër katër vitesh e solli arkitektin nga Londra dhe u tha qytetarëve të Prishtinës votojeni sepse ky do ta zhvillojë kryeqytetin”, shkruan ai ndër të tjerash.

Çeku vazhdon duke thënë se ligji parasheh që investimet brenda zonave të mbrojtura të bëhen me pëlqimin e autoriteteve të trashëgimisë kulturore.

“Për të gjithë propagandistët, dua të bëj një sqarim. Ligji parasheh që për investime brenda zonave të mbrojtura, duhet të merret edhe pëlqimi i autoriteteve të trashëgimisë kulturore. Këtij detyrimi ligjor i nënshtrohen të gjithë, edhe komunat e institucionet e tjera, përfshi vet Ministrinë e Kulturës për investimet e saj”.

Ja postimi i plotë: