Çeku i VV-së: Duhet ta presim mendimin e Kushtetueses, duhet të bëjmë gjithçka së bashku të dalim nga ky ngërç
Ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrullah Çeku ka folur për media para fillimi të seancës së sotshme. Çeku në prononcimin e tij tha se VV ka bërë gjithçka që i ka takuar dhe akuzoi opozitën për bllokadë. “Besoj se mjaftueshëm e kemi sqaru pozicionin tonë, është i qartë nga fillimi. Ne i kemi kryer obligimet…

Lajme
Ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrullah Çeku ka folur për media para fillimi të seancës së sotshme.
Çeku në prononcimin e tij tha se VV ka bërë gjithçka që i ka takuar dhe akuzoi opozitën për bllokadë.
“Besoj se mjaftueshëm e kemi sqaru pozicionin tonë, është i qartë nga fillimi. Ne i kemi kryer obligimet tona Kushtetuese sepse jemi fitues të zgjedhjeve dhe neve na takon propozimi i kandidatit. Ne e kemi bërë propozimin, nuk është votuar disa herë. Është kërkuar zgjidhje, kemi ofruar alternativë, që është votimi i fshehtë. Janë bërë 17-18 përpjekje për të themeluar komisionin për votimin e fshehtë, por po e refuzon opozita. Refuzimi i opozitës për ta votuar këtë komision është shkelje e kushtetutës. Opozita duke mos marr pjesë në votim po e shkel Kushtetutën.”, tha ai.
Tutje, ministri në detyrë u shpreh se po e presin mendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë.
“Duhet ta presim mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas mendimit tonë, votimi i fshehtë është i paraparë edhe me aktgjykimin e vitit 2014 por duhet të konfirmohet në mënyrë që të dalim nga ky ngërç dhe të vazhdojmë me këtë procedurë. Pastaj është çështje e votave, nëse në votim të fshehtë i kemi votat vazhdojmë tutje, nëse nuk i kemi vazhdojmë me zgjidhje të tjera. Duhet ta presim edhe këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Natyrisht se do të respektohet vendimi. Cilado zgjidhje që ofron dalje nga ky ngërç duhet të jetë një udhëzim i mirë për të gjithë.”, u shpreh Çeku.
Ministri në detyrë as nuk e pohoi, as nuk e mohoi kandidimin e tij të mundshëm për komunën e Prishtinës.
“Është çështje e diskutimeve të brendshme, nuk kemi vendime përfundimtare, unë jam në këtë detyrë që e kam, jam pjesë e një ekipi. Këto vendime merren nga institucionet e LVV-së. Nuk kemi vendim deri në këtë moment për kandidaturën për komunën e Prishtinës.”, shtoi ai.
Në fund, ai bëri thirrje që të gjithë së bashku të marrin përgjigjësi për zhbllokimin e situatës.
“Ne duhet të bëjmë gjithça, të gjithë së bashku, ashtu siç e thotë ligji që konstituimi i Kuvendit është përgjigjësi e të gjithë deputetëve, duhet të thirremi në arsye, në ligje, në kushtetutë dhe ta marrim këtë përgjigjësi të gjithë barabartë, që të dalim nga ky ngërç.”, tha ai./lajmi.net/