Çeku fton kryeqytetasit të dalin e të votojnë: Është dita juaj për të shprehur vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare, çdo votë ka rëndësi
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Hajrulla Çeku ka ftuar kryeqytetasit të dalin dhe të votojnë. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot është dita që qytetarët ta shprehin vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare. “Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën. Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj këto orët e fundit…
Lajme
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Hajrulla Çeku ka ftuar kryeqytetasit të dalin dhe të votojnë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot është dita që qytetarët ta shprehin vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare.
“Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën. Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj këto orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve. Ajo i përcakton katër vitet e ardhshme të komunës sonë”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Çeku ka dal i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe garon në balotazh me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Ramën. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: