Çeku: Ftoj qytetarët të votojnë, uroj katër vite të mbara dhe të mira

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale (balotazh). Ai ka votuar në Fakultetin Filologjik në kryeqytet, raporton lajmi.net Para mediave, Çeku urojë për katër vite të mbara dhe të mira. “Pas një procesi të…

Lajme

09/11/2025 09:23

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale (balotazh).

Ai ka votuar në Fakultetin Filologjik në kryeqytet, raporton lajmi.net

Para mediave, Çeku urojë për katër vite të mbara dhe të mira.

“Pas një procesi të gjatë, sot po e përmbyllim një cikël të gjatë të zgjedhjeve lokale, me votë që është detyrim dhe angazhim i yni. Uroj që deri në fund të ditës gjithçka të shkojë mbarë. Uroj katër vite të mbara dhe të mira, dhe ftoj qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë”, tha Çeku.