Çeku – Abdixihikut: Si mund të bëhesh kryeministër kur fituesi është trefish larg teje?
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku i ka reaguar deklaratës së të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili tha se nuk formon asnjë koalicion ku nuk e ka postin e kryeministrit. Çeku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Abdixhiku me 12 shkurt kishte “pranuar humbjen” duke thënë se populli i Kosovës ka preferenca…

Lajme
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku i ka reaguar deklaratës së të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili tha se nuk formon asnjë koalicion ku nuk e ka postin e kryeministrit.
Çeku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Abdixhiku me 12 shkurt kishte “pranuar humbjen” duke thënë se populli i Kosovës ka preferenca tjera dhe ato i respektojmë, shkruan lajmi.net.
Është mirë që z. Abdixhiku të na tregojë për cilat fjalë ta mbajmë.
Më 12 shkurt shkroi në FB se “LDK nuk i ka fituar zgjedhjet…” dhe se “…ky rezultat nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.”
Tash, paska thënë që, nëse ia japin postin e Kryeministrit, atëherë e rrëmben pushtetin.
Cilin Lumir të mbajmë për fjale? Atë që thotë se LDK s’ka fituar dhe se ky nuk është rezultat ndryshimi, apo Lumirin tjetër, i cili thotë që s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit?
Po tash, si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje? Kjo i bie të bëhesh kryeministër me çdo kusht.
Ky është standardi i mashtrimit që e kemi parë në të kaluarën.
Deri tash, të vetmet fjalë që i ka mbajtur janë ato për sa vota janë në kutitë e votimit me postë. Aty e ka ditur ende pa filluar numërimi.