Ceferin: Gjithçka në rregull për Euro 2021, mund të zvoglohet numri i qyteteve organizatore

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, ka paralajmëruar se mund të ketë ndryshime për Kampionatin Evropian 2020(2021).

Sport

17/05/2020 15:25

Kampionati Evropian i planifikuar për vitin 2020, do të zhvillohet gjatë verës së ardhshme, por duket se mund të ketë ndryshime në aspektin organizativ.

Sipas fjalëve të Ceferin, UEFA ka diskutuar me 9 nga 12 qytetet që duhej të organizonin garën, kurse me tri qytete kanë hasur në vështirësi.

“Ne kemi biseduar me nëntë qytete dhe gjithçka është gati”, ka thënë Ceferin, transmeton lajmi.net.

“Me tri qytete kemi disa probleme. Kështu që do të diskutojmë akoma. Në princip, ne do ta bëjmë Euron në 12 qytete, por nëse jo, jemi gati ta bëjmë me 10 apo 9, apo edhe 8”, ka shtuar presidenti i UEFA.

Ceferin pret që kampionatet nacionale të përfundojnë deri në gusht, në mënyrë që të kompletohet edhe Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve. /Lajmi.net/