Ceferin gëzon ‘Reds’: Nuk shoh ndonjë rrugë se si Liverpool mund të mbetet pa titull

Presidenti i UEFA, Aleksandar Ceferin, ka dhënë lajme të mira për skuadrën e Liverpool.

Sport

06/04/2020 17:44

Me kampionatët evropiane që vazhdojnë të jenë në pikëpyetje, zërat se Liverpool mund të mbetet pa titull po rriten çdo ditë.

Por, një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksandar Ceferin.

“Nuk shoh se si mund ta lëmë Liverpool pa titull. Nëse ata do të ktheheshin për të luajtur, ata do të fitonin Premierligën”, ka thënë Ceferin, transmeton lajmi.net.

“Nëse ne nuk rikthehemi në lojë, do të ishte e këshillueshme që  të shpalleshin kampionët e secilës ligë”, ka thënë tutje presidenti.

Pas këtyre deklaratave të Ceferin, tifozët e Liverpool mund të jenë më të qetë. /Lajmi.net/