Ceballos tek Arsenal, mungon vetëm nënshkrimi

Skuadra e Arsenal është shumë afër transferimit të yllit të Real Madrid.

Sport

22/07/2019 23:18

Dani Ceballos, i cili shkëlqeu me kombëtaren e Spanjës U-21, në Kampionatin Evropian, është afër kalimit në Premierligë.

Sipas raportimeve të ‘AS’, Ceballos do të nënshkruajë me Arsenal, dhe kjo është vetëm çështje orësh, transmeton lajmi.net.

Lojtari pritet të udhëtoj drejt kryeqytetit të Anglisë gjatë së martës, për të kryer testet mjekësore tek ‘Gunners’.

E marta pritet të jetë edhe dita kur finalizohet gjithçka lidhur me transferimin e tij. /Lajmi.net/