Çdo vit nga dy iPhone

Gjiganti Apple mund t’i lëshojë nga dy iPhone në vit. Ky është parashikimi i analistëve. Katy Huberty, analist nga Morgan Stanley thotë se ekzistojnë të gjitha mundësitë që Apple t’i bëjë disa freskime gjatë vitit, njëjtë siç kishte bërë më iPad 3 e iPad 4 në vitin 2012. Deri tash, Apple kishte plasuar në treg…

Auto & Tek

08/11/2013 17:30

Gjiganti Apple mund t’i lëshojë nga dy iPhone në vit. Ky është parashikimi i analistëve. Katy Huberty, analist nga Morgan Stanley thotë se ekzistojnë të gjitha mundësitë që Apple t’i bëjë disa freskime gjatë vitit, njëjtë siç kishte bërë më iPad 3 e iPad 4 në vitin 2012.

Deri tash, Apple kishte plasuar në treg një telefon në vit, ndërsa produkti i fundit i tij është iPhone 5s. Sidoqoftë, nëse parashikimet e analistëve dalin të sakta, kjo do të nënkuptonte se Apple mund ta freskojë iPhonen dy herë në vit.

iPhone është më i shtrenjtë se telefonat tjerë, por kjo nuk i pengon njerëzit që të presin në radhë të gjata për ta bërë të tyre një telefon të ri nga Apple.