Çdo i pesti votues i VV “injoroi” Kurtin më 28 dhjetor

Gati çdo i pesti kosovar që e ka votuar Vetëvendosjen, më 28 dhjetor, ka refuzuar që besimin e tij t’ia jap edhe liderit të kësaj partie, Albin Kurti. Ky i fundit qëndron prapa lëvizjes së tij me hiq më pak se 82 mijë e 522 vota, sipas KQZ-së. Në zgjedhjet e të dielës së fundit…

Lajme

07/01/2026 16:15

Gati çdo i pesti kosovar që e ka votuar Vetëvendosjen, më 28 dhjetor, ka refuzuar që besimin e tij t’ia jap edhe liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Ky i fundit qëndron prapa lëvizjes së tij me hiq më pak se 82 mijë e 522 vota, sipas KQZ-së.

Në zgjedhjet e të dielës së fundit të vitit 2025, Kurti ka marr 395 mijë e 909 vota ndësa Vetevendosje 478 mijë e 431, raporton KosovaPress.

Ani se mori më pak se partia, shefi i LVV qëndron bindshëm i pari në listën e këtij subjekti. Ai i ik të dytit, Glauk Konjufcës, për rrafsh 84 mijë e 591 vota.

Kurti ishte më pak i “pëlqyer” se Vetëvendosje edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar.

Ai pati marrë 337 mijë e 791 vota ndërsa partia 396 mijë e 787. Pra, 11 muaj më parë Kurtit i besuan rreth 58 mijë më pak se Vetëvendosjes.