CDC: Nëse vendosni maskë, patjetër duhet t’i bëni këto tri gjëra
Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vazhdojnë të rishikojnë ndryshimet e mundshme në rekomandimet e saj për publikun e gjerë lidhur me vendosjen e maskave, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.
Lifestyle
Ndërkohë, Kirurgju gjeneral amerikan, Dr Jerome Adams tha që janë tri gjëra që duhet të bëni nëse vendosni të vishni një maskë, transmeton lajmi.net.
Ai i tha CNN të mërkurën:
– Mos e prekni fytyrën: “Nëse do të vendosni maskë, ju lutemi përpiquni të mos prekni fytyrën tuaj. Ju lutemi të jeni shumë të kujdesshëm”, tha Adams për Savannah Guthrie të NBC-së.
– Mos përdorni N95: “Nëse do të vendosni maska fytyre, ju lutemi ruajini maskat N95 për punonjësit e kujdesit shëndetësor që kanë nevojë për to”, tha Adams.
Qëndroni në shtëpi: “Vendosja e maskës nuk nënkupton mos-respektim të distances sociale. Gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni është të qëndroni në shtëpi tani”, tha ai. /Lajmi.net/