Cavani zgjedh klubin e ri
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani dëshiron të transferohet në Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport
Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint-Germain.
Ylli uruguaian ka kaluar një edicion të vështirë me përplasje me trajnerin Laurent Blanc, andaj ka vendosur të ndërrojë mjedis.
Dhe, sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, ai e ka zgjedhur klubin e ri.
Cavani dëshiron të transferohet në Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.
Bianconerët kërkojnë blerjen e Cavanit për të përforcuar repartin sulmues.