Cavani frikëson Parisin
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka bërë deklarata bombastike duke ia futur frikën skuadrës së tij rreth largimit të tij nga klubi në fund të këtij sezoni. Ylli uruguaian ka pranuar se ka vështirësi në Paris duke lënë të hapur mundësinë e largimit gjatë afatit kalimtar të verës. “Këtu në Paris nuk është lehtë.…
Sport
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka bërë deklarata bombastike duke ia futur frikën skuadrës së tij rreth largimit të tij nga klubi në fund të këtij sezoni.
Ylli uruguaian ka pranuar se ka vështirësi në Paris duke lënë të hapur mundësinë e largimit gjatë afatit kalimtar të verës.
“Këtu në Paris nuk është lehtë. Kam ardhur me një ide tjetër për rolin tim në skuadër, më duhet të mbrohem shumë”, deklaroi Cavani për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.
“Do të shohim nëse do të jem këtu edhe vitin e ardhshëm, do të bisedoj me klubin sepse disa gjëra duhet të ndryshojnë. E dua futbollin anglez, por i takon vëllait tim që të bisedojë me drejtuesit e klubit e ndoshta edhe me palët e interesuara”, u shpreh ish ylli i Napolit.
Cavani spekulohet se është në bisedime me Manchester Unitedin ndërsa kërkohet edhe nga Juventus dhe Milan.