Cavani drejt Serie A
Edinson Cavani mund të transferohet në Serie A, pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani mund të transferohet në Serie A, pas përfundimit të këtij sezoni.
Reprezentuesi uruguaian kërkohet nga Juventus.
“Bianconerët” do të bëjnë përpjekje për transferimin e tij, në rast se Real Madrid e shfrytëzon opsionin për rikthimin e sulmuesit Alvaro Morata, raporton “Sport Mediaset”, përcjell “Lajmi.net”.
Cavani kushton së paku 50 milionë euro.
Por, një pengesë edhe më e madhe është rroga e tij prej 9 milionë euro në vit.