Catherine Connolly zgjidhet presidente e Irlandës me rezultat dërrmues
Kandidatja e pavarur e majtë, Catherine Connolly, ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të Irlandës. Rivalja e saj, Heather Humphreys, pranoi humbjen të shtunën pasdite, pasi rezultatet e para të numërimit treguan një epërsi të pakapërcyeshme në favor të Connollyt. “Catherine do të jetë një presidente për të gjithë ne dhe do…
Bota
Kandidatja e pavarur e majtë, Catherine Connolly, ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të Irlandës.
Rivalja e saj, Heather Humphreys, pranoi humbjen të shtunën pasdite, pasi rezultatet e para të numërimit treguan një epërsi të pakapërcyeshme në favor të Connollyt.
“Catherine do të jetë një presidente për të gjithë ne dhe do të jetë edhe presidentja ime. I uroj gjithë të mirat,” tha Humphreys pas publikimit të rezultateve të para.
Sipas vëzhguesve në qendrat e numërimit, Connolly kishte siguruar rreth 64 për qind të votave pasi ishin numëruar dy të tretat e fletëvotimeve.
Connolly, 68 vjeçe, fitoi mbështetjen e brezit të ri dhe u përkrah nga një aleancë partish opozitare të majta gjatë zgjedhjeve të së premtes.
Edhe pse posti i presidentit në Irlandë është kryesisht ceremonial, fitorja e saj përbën një goditje për qeverinë qendër-djathtas.
Pas rezultateve të para, Connolly u shpreh e entuziazmuar:
“Dua t’i falënderoj të gjithë, edhe ata që nuk votuan për mua. I kuptoj shqetësimet e tyre për atë se kush do t’i përfaqësojë më mirë”, tha ndër të tjera ajo.