Casillas zgjedh sulmuesin më të vështirë
Iker Casillas ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin është ballafaquar.

Sport
Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë i Iker Casillasit.
Ish kapiteni i Real Madridit, tani portier i Portos, ka veçuar sulmuesin e Barcelonës si futbollistin me të cilin e pati më së vështiri të ndeshet.
“Messi ishte kundërshtari im më i vështirë, gjithmonë Messi. Kam luajtur kundër tij shumë herë,”, deklaroi Casillas.