Casillas: Vështirë kundër Atleticos

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka insistuar se skuadra e tij do ta ketë vështirë kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/03/2015 21:39

Iker Casillas ka pranuar se Real Madrid nuk do ta ketë vështirë kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në përsëritjen e finales nga edicioni i kaluar, dy rivalët e qytetit do të luajnë për kualifikim në gjysmëfinale.

“Do të jetë shumë vështirë”, u shpreh Casillas.

“Do të ndeshemi me Atletico Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e kujtuar finalen e Lisbonës më 2014. Do të jetë shumë vështirë kundër një skuadre që tashmë një kohë të gjatë ka dëshmuar kualitetet e saj”, theksoi ai.