Casillas: Kjo është arsyeja e eliminimit

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka komentuar humbjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Juventus.

Sport

14/05/2015 17:01

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se skuadra e tij luftoi, por nuk ia doli të kualifikohet për në finale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos barazuan 1:1 me Juventusin në Santiago Bernabeu, duke u eliminuar për shkak të humbjes 2:1 në Torino.

“Kemi luftuar si asnjëherë më parë, por nuk ia dolëm të shënojmë fitore”, shkroi Casillas në Twitter.

“I falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre, do të vazhdojmë të luftojmë në La Ligë”, u shpreh ai.