lajmi.net

Casillas blindon portën

Ndeshje pas ndeshje, Iker Casillas vazhdon të kalojë minuta pa pranuar gol. Portieri i Real Madridit nuk ka pësuar që 772 minuta lojë, dhe e vazhdon rekordin e tij. Casillas, për herë të fundit pranoi një gol nga Umut Bulut në fitoren e Real Madridit ndaj Galatasarayt në kuadër të Ligës së Kampionëve më 27…

Sport

06/02/2014 13:00

Ndeshje pas ndeshje, Iker Casillas vazhdon të kalojë minuta pa pranuar gol. Portieri i Real Madridit nuk ka pësuar që 772 minuta lojë, dhe e vazhdon rekordin e tij.

Casillas, për herë të fundit pranoi një gol nga Umut Bulut në fitoren e Real Madridit ndaj Galatasarayt në kuadër të Ligës së Kampionëve më 27 nëntor.

Casillas nuk paraqitet si titullar në ndeshjet e Los Blancos në kuadër të La Ligës ku trajneri Carlo Ancelotti për titullar preferon Diego Lopezin.

Por, kapiteni i Spanjës paraqitet në formacionin bazë në garën kryesore kontinentale dhe Copa del Rey.

Të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu, ai nuk pranoi gol as nga Atletico Madrid, kundërshtar të cilin Reali e mposhti me rezultat të thellë 3:0.

Deri kur do të vazhdojë rekordi i Casillasit kjo mbetet të shihet por një gjë është e sigurt se ai e ka blinduar portën e gjigantit madrilen.

Casillas blindon portën

Iker Casillas e nisi duelin e parë çerekfinal të Copa del Rey kundër Espanyolit me vetëm 16 minuta larg nga rekordi i tij pa pranuar gol. Ai e mbylli tërë ndeshjen, të cilën Real Madrid e fitoi me rezultat minimal 1:0 pa pësuar dhe kështu u ngjit në shifrën e 592 minutave pa pranuar gol.…

Sport

22/01/2014 15:10

Iker Casillas e nisi duelin e parë çerekfinal të Copa del Rey kundër Espanyolit me vetëm 16 minuta larg nga rekordi i tij pa pranuar gol.

Ai e mbylli tërë ndeshjen, të cilën Real Madrid e fitoi me rezultat minimal 1:0 pa pësuar dhe kështu u ngjit në shifrën e 592 minutave pa pranuar gol.

Për herë të fundit kur Casillas u ndëshkua, ishte më 27 nëntor kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë, Casillas nuk paraqitet si titullar në La Ligë ku trajneri Carlo Ancelotti preferon Diego Lopezin si portier të parë.

Në deklaratat e tij pas takimit, Casillas tha se pavarësisht se nuk paraqitet në La Ligë, ai nuk mendon të largohet nga Santiago Bernabeu.

“Jam i lumtur me mënyrën si jam duke luajtur. Jam në formë të mirë fizike dhe jam duke arritur nivelin e duhur. Pyetjet rreth të ardhmes time më bezdisin. Jam shumë i lumtur në Madrid dhe sigurisht se e shoh veten këtu edhe në sezonin e ardhshëm”, deklaroi Casillas.

LM