Casemiro reagon pas eliminimit nga Kroacia: Jemi të trishtuar, dhamë maksimumin

Casemiro ka reaguar ndaj humbjes së Brazilit ndaj Kroacisë, duke u eliminuar nga Botërori në çerekfinale. Pas kësaj humbje është mesfushori i Man United, që komentoi eliminimin duke thënë që dhemb një humbje e tillë. “Të gjitha humbjet janë të dhimbshme, veçanërisht kur ke një qëllim, një ëndërr, ke një punë katërvjeçare për atë moment.…

Sport

09/12/2022 21:29

Casemiro ka reaguar ndaj humbjes së Brazilit ndaj Kroacisë, duke u eliminuar nga Botërori në çerekfinale.

Pas kësaj humbje është mesfushori i Man United, që komentoi eliminimin duke thënë që dhemb një humbje e tillë.

“Të gjitha humbjet janë të dhimbshme, veçanërisht kur ke një qëllim, një ëndërr, ke një punë katërvjeçare për atë moment. Por është e vështirë të gjesh fjalë. Jemi te trishtuar te gjithë ne dhamë maksimumin. Ne mërzitemi kryesisht për mënyrën se si ishte ne dorën tonë dhe na iku”, u shpreh braziliani.

Mesfushori ende nuk ka shijuar triumfin në Kupën e Botës me Brazilin, por ai nuk është ende gati të heqë dorë nga kjo mundësi. Ai la të kuptohej se nuk do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pavarësisht moshës së tij, duke thënë: “Jam 30 vjeç, djalosh. Sigurisht që ka gjithmonë fëmijë, por unë jam 30 vjeç, po jetoj momentin më të mirë në karrierën ime, jam shumë i lumtur në klubin ku jam. Kam humbur një mundësi, por duhet të shohim.”

Pas këtij dëmtimi Casemiro do udhëtojë në Angli, aty u do bashkohet me skuadrën e Man United./Lajmi.net/