Casemiro: Ky futbollist i Barcelonës është më i miri në botë në rolin e tij

Casemiro ka befasuar shumë tifozë me deklaratën e tij.

Sport

30/06/2018 09:48

Casemiro ka befasuar me deklaratat e fundit ku rrezikon të kritikohet nga tifozët e Real Madridit.

Mesfushori i Brazilit ka thënë se ylli i Barcelonës, Sergio Busquets është futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij.

“Për mua, futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij si mesfushor qendror është Busquets”, deklaroi Casemiro në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

Deklarata e Casemiros është marrë si befasi për faktin se Real Madrid dhe Barcelona kanë rivalitetin më të madh në futbollin evropian. /Lajmi.net/