Casemiro kundër tifozëve: Nëse vërshëlleni Bale, vërshëlleni historinë e klubit

Casemiro nuk pajtohet me tifozët e Real Madrid kur bëhet fjalë për Gareth Bale.

Sport

11/04/2022 16:30

Ylli uellsian, Gareth Bale ka parë vetën që shpeshherë është vërshëllyer nga tifozët e Real Madridit.

Në mbrojtje të anësorit ka dalë mesfushori brazilian, Casemiro, i cili kritikon tifozët që vërshëllejnë Bale, që sipas tij është një lojtar historik i skuadrës.

“Kur vërshëllehet një lojtar, vërshëllehemi të gjithë. Nuk pajtohem kur ndodh kjo”, ka thënë Casemiro, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet ta mbështesim atë. Nuk më pëlqen që Bale u vërshëllye, sepse ai është lojtar historik i këtij klubi”, shtoi braziliani.

“Nëse vërshëlleni Bale, vërshëlleni historinë e klubit. Ne llogarisim në mbështetje të publikut”, ishin fjalët e mesfushorit shkatërrues.

Gareth Bale tash e disa muaj është në mesin e lojtarëve që nuk gëzojnë pëlqimin e tifozëve të Real Madrid. Shumëçka lidhet me kontratën e tij. Ai pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/