Carvalho s’di të vishet

Futbollistët profesionistë kanë një epitet të përgjithshëm se nuk janë në mesin e atyre më të mençurve në shoqëri, por së paku mund të prisni prej tyre që të vishen në mënyrë të rregullt. Por, duket se jo. Mbrojtësi i famshëm i Monacos, Ricardo Carvalho e veshi mbrapshtë fanellën e tij në ndeshjen kundër Montpellierit…

Sport

11/01/2014 15:52

Futbollistët profesionistë kanë një epitet të përgjithshëm se nuk janë në mesin e atyre më të mençurve në shoqëri, por së paku mund të prisni prej tyre që të vishen në mënyrë të rregullt.

Por, duket se jo. Mbrojtësi i famshëm i Monacos, Ricardo Carvalho e veshi mbrapshtë fanellën e tij në ndeshjen kundër Montpellierit të premten mbrëma, që përfundoi në barazim 1:1.

Ish ylli i Chelseas dhe Real Madridit ishte i interesuar që sa më parë të hyjë në fushë sa që gabimisht e veshi mbrapshtë fanellën e tij para se gjyqtari t’ia bënte me dije që ta përmirësonte atë.

Carvalho, i cili ka bërë mbi 500 paraqitje si profesionist, me siguri se do të mësojë nga incidenti.