Carmen Electra elektrizuese në fotot me bikini
Modelja e Playboy shfaq trupin e përsosur në bikini edhe në moshën 42 vjeçare.

ShowBiz
Aktorja dhe modelja Carmen Electra shkëlqen në fotot për revistën Galore, ku ka shpalosur edhe disa të dhëna për fillimin e karierës së saj.
Ajo ka arritur të bëhet e famshme me hit serialin ‘Baywatch’ në fund të viteve 90, ku ka zëvendësuar Pamela Anderson dhe tani, 16 vite më vonë, Carmen Electra shfaqet përsëri me bikini, duke treguar format e saj të mrekullueshme.
Modelja poashtu pranon se ajo shkon te frigoriferi gati çdo natë, fle me TV-në e ndezur dhe është e fiksuar pas Bob Marley dhe kulturës reggae.