Çarmatosja e UÇK-së-prezantohet një intervistë e Thaçit në Speciale, Duncan qesh dhe mohon disa deklarata
Prokurori i ZPS-së, Matt Halling gjatë parashtrimit të pyetjeve për dëshmitarin John Stewart Duncan, ka prezantuar një intervistë të Hashim Thaçit dhënë ZPS ku ka shpjeguar se çka ndodhi menjëherë para nënshkrimit të marrëveshjes së çarmatosjes. Në një pjesë të asaj interviste dëgjohet Thaçi duke thënë se emri i Agim Çekut u ndryshua në momentet…

Lajme
Prokurori i ZPS-së, Matt Halling gjatë parashtrimit të pyetjeve për dëshmitarin John Stewart Duncan, ka prezantuar një intervistë të Hashim Thaçit dhënë ZPS ku ka shpjeguar se çka ndodhi menjëherë para nënshkrimit të marrëveshjes së çarmatosjes.
Në një pjesë të asaj interviste dëgjohet Thaçi duke thënë se emri i Agim Çekut u ndryshua në momentet e fundit.
“Dokumenti që ma prezantove më herët ka qenë i përgatitur të nënshkruhet nga Agim Çeku, ka qenë I diskutuar më herët dhe mendoj se ai mund ta sqarojë këtë situatë pse është larguar në momentin e fundit nga nënshkrimi. Prandaj në momentet e fundit është ndërruar emri iÇekut për tu zëvendësuar me timin, por nuk është ndërruar titulli i kryekomandantit. Ka qenë rrëmujë gjithçka është bërë shpejt e shpejt. Ka qenë dëshmitar edhe këshilltari i sekretares Albright, James Rubin…”, dëgjohet teksa deklaron Thaçi.
Prokurori pyeti dëshmitarin Duncan se gjatë transmetimit të kësaj video u pa duke qeshur.
“Dëshmitar pashë që po qeshnit, Hashim Thaçi tha se Agim Çeku u largua para se të nënshkruhej marrëveshja. Kjo nuk është e saktë apo jo?
Duncan u përgjigj me jo, nuk është e saktë.
“Jo”.
Halling gjithashtu e pyeti se Thaçi tha se emri i tij u ndryshua me emrin e Agim Çekut në momentin e fundit. A ndodhi kështu më 19 qershor 1999?
Duncan deklaroi se “po”.
“Hashim Thaçi tha se emri i tij u ndryshua me të Agim Çekut por nuk Iu ndryshua titull i ngeli titulli kryekomandant. Nuk ka ndodhur kështu apo jo?”,pyeti sërish prokurori Halling./Lajmi.net/