Carlo Ancelotti pozitiv me COVID-19

Real Madrid kanë njoftuar se Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

30/03/2022 12:22

Gjiganti i La Liga ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare të skuadrës, duke njoftuar për gjendjen shëndetësore të trajnerit të skuadrës.

‘Los Blancos’ bëjnë të ditur se Ancelotti ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.

“Real Madrid konfirmon se trajneri Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net

Trajneri është në vet-izolim deri në kohën kur rezulton negativ. /Lajmi.net/