Cardi B kryeson listën e nominimeve të ‘Bet Awards’

Cardi B dhe Drake janë dy artistët me më së shumti nominime në 'Bet Awards'.

ShowBiz

26/05/2019 23:53

Eventi “BET Awards” që do të fillojë më 24 qershor në Los Anxheles ka publikuar nominimet e artistëve, shkruan lajmi.net

Në krye të tyre qëndrojnë rep artistët Cardi B dhe Drake, të cilët kanë pasur sukses në pothuajse çdo event gjatë këtij viti.

Këtë vit, Cardi B ka marrë 7 nominime në 5 kategori, ndërsa Drake ka marrë 5 nominime në 4 kategori. Vitin e kaluar, reperja Cardi B mori në shtëpi dy çmime: “Best Female Hip-Hop Artist” dhe “Viewers Choice Award”. /Lajmi.net/