Capital T viziton fëmijët me sindromën “Down”

Capital T ka vizituar fëmijët në qendrën e "Down Syndrome Kosova".

ShowBiz

13/03/2019 09:11

Capital T gjatë ditës së djeshme kishte vizituar së pari qendrën “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, ku dhuroi një donacion për këtë qendër, shkruan lajmi.net.

Pas saj, ai ishte për një vizitë tek fëmijët me sindromën “Down”, në qendrën “Down Syndrome Down”.

Në faqen e kësaj qendre janë publikuar disa imazhe nga vizita e reperit, ku u prit me buzëqeshje nga fëmijët.

“Sot në qendrën e Down Syndrome Kosova, ishte për vizitë artisti i mirënjohur Capital T. Anëtarët tanë po e prisnin me hare përderisa kaluan çaste të lumtura së bashku!”, shkruan në njoftimin e asaj qendre. /Lajmi.net/