Capital T vetizolimi në shtëpi po i duket si të qëndrojë në burg

Reperit Capital T këto ditë vetizolimi po i duken sikur të qenit në qeli.

ShowBiz

15/04/2020 15:41

Capital T vazhdon t’i mbajë të informuar fansat rreth të rejave nga ai, përmes fotografive që po poston në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai publikoi një imazh, në të cilin shihet prapa grilave, e përmes tij la të kuptohet se këto ditë në vetizolim po i duken sikur qëndrimi në burg.

“Qysh po ju shkon karantina juve?”, ishte mbishkrimi që reperi ia ka lënë asaj fotografie, të cilën e shoqëroi me një ’emoji’ duke qeshur.

Për ndryshe, “Je t’aime” mban titullin kënga e fundit nga Capital T, ndërsa së shpejti publikohet projekti i tij i ri. /Lajmi.net/