Capital T uron Xhakën dhe Mustafin për fitoren (Foto)

Pasi Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi fituan një trofe në Arsenal, pra kupën FA, urimet për ta nuk kanë ndalur.

ShowBiz

28/05/2017 09:01

Përveç aktorit Blerim Destani, edhe Capital T uroi ata me një foto të veçantë, shkruan lajmi.net.

Fotoja e shkëputur nga videoja e Granitit është ajo në të cilën shihet bashkë me Shkodran Mustafin.

“Urime Granit Xhaka & Shkodran Mustafi. Vazhdoni të na bëni krenar” ka shkruar Capo në Instagram.

Kujtojmë se për Granitin kjo ishte kupa e parë e fituar me ekipin e Arsenalit. /Lajmi.net/