Capital T po përgatit një befasi për fansat

Capital T paralajmëroi një befasi të këndshme për fansat.

ShowBiz

03/07/2020 16:40

Reperi Capital T së fundi ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Tu festu”, që është njëherësh kënga e parë e albumit “Skulpturë”, shkruan lajmi.net.

Derisa ta publikojë pjesën e parë të albumit, Capo ka menduar edhe një befasi për fansat e tij, që e tregoi përmes një videoje.

Bëhet fjalë për një pako të emëruar sikurse albumi, e cila duket se do të ketë dhurata brenda saj.

“? CKA KA MRENA ? a e kishit dashte ni “SKULPTURË” ? BOX ??????”, janë fjalët e Capital T sipër videos.

Kujtojmë se reperi po shijon suksesin e këngës së re në pushime, ndërsa nuk heziton të publikojë imazhe në rrjete sociale. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CCJy2WNhDk3/