Capital T me projekt të veçantë që flet për realitetin në vend
Capital T ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat.

ShowBiz
Reperi Capital T ka finalizuar projektin e ri muzikor, i cili kësaj radhe trajton një temë më ndryshe nga projektet paraprake të tij, shkruan lajmi.net.
“Rrushe” titullohet kënga e re e Capitalit, e cila publikohet më 5 maj dhe në të, releri flet për realitetin dhe atë se si e sheh të ardhmen në Kosovë.
Ai po ashtu bëri të ditur se kënga në fjalë do të pasohet nga seriali me të njëjtin emër, ndërsa thotë se asnjëherë nuk do të heq dorë nga Kosova.
“KOSOVE t’du qyshdo qe je edhe skom me hjek dore prej teje kurr po me daten 5 maj kom vendose me fol pak realitet per krejt cka ka ndodh e qysh e shoh une situaten e te ardhmen me ty ?.Derisa krejt jon tu punu per hitin e veres Une bashkarisht me @gjirafavideo kemi realizu njo prej projekteve ma t’mira dhe ma emocionale me titull “RRUSHE” qe lansohet me daten 5 Maj ne ora 17:00 e pas ksaj pason @serialirrushe qe fillon transmetimin me daten 9 maj ? ⏳TRAILERI VJEN NESER. #ART“, shkruan Capital T.
View this post on Instagram
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Capital T mbetet “Diego”, këngë që u publikua në fund të muajit mars. /Lajmi.net/
