Capello: Sensi është në nivelin e Eriksen

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka dhënë disa komente lidhur me fondin e lojtarëve të Inter.

Sport

03/02/2020 12:05

Merkatoja e janarit ka parë skuadrën e Inter si një nga më aktivet, me shumë transferime që u kryen nga Premierliga.

Sigurisht, emri që bëri bujën më të madhe ishte ai i Christian Eriksen, i cili u transferua nga Tottenham tek Inter.

Danezi mbrëmë pati pozitën e titullarit, duke lënë jashtë Stefano Sensi. Megjithatë, Capello beson se Sensi dhe Eriksen janë në të njëjtin nivel.

“Unë tashmë e kam thënë dhe vazhdoj të besoj se Eriksen dhe Sensi janë në të njëjtin nivel” ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.

“Sensi është më i ri, por vizioni i tij për lojën është aq i mirë sa i danezit. Në fakt, ai mund të jetë edhe më dinamik se shoku i ri i skuadrës” ka shtuar trajneri italian.

Sensi, 24 vjeçar, nënshkroi me Inter si i huazuar për 5 milionë euro, me mundësi blerje për 20 milionë të tjera. /Lajmi.net/