Capello favorizon Realin
Ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello favorizon gjigantin spanjoll për të triumfuar në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve. Los Blancos janë në kërkim të trofeut të dhjetë kontinental, të cilin nuk e kanë fituar nga viti 2002, dhe selektori i Rusisë beson se Reali mund të festojë në fund të këtij sezoni,…
Sport
Ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello favorizon gjigantin spanjoll për të triumfuar në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
Los Blancos janë në kërkim të trofeut të dhjetë kontinental, të cilin nuk e kanë fituar nga viti 2002, dhe selektori i Rusisë beson se Reali mund të festojë në fund të këtij sezoni, përfshirë edhe La Ligën.
“Reali është favorit për të fituar La Ligën dhe trofeun e dhjetë në Ligën e Kampionëve. Ekipi është i jashtëzakonshëm”, deklaroi Capello gjatë një interviste me të përditshmen sportive spanjolle Marca.
“Ndryshimi i trajnerit te Barcelona ka sjell ndryshime. Ekipi luan më shpejt, futboll sulmues dhe shënon shumë gola, por është ende duke u zhvilluar. Jam i lumtur kur shoh tri skuadra në garë për titull në La Lige. Atletico i është bashkuar Realit dhe Barcelonës, që tani më nuk janë të vetmuar”, u shpreh ai.