‘Canelloni’ me spinaq

Për një drekë të shijshme dhe të shpejtë ju preferojmë që të përgatisni një ‘Canelloni’ me spinaq, që mund të përgatitet shumë shpejt.

Lifestyle

14/04/2016 00:16

Mbushja:

500 gram spinaq
500 gram djathë pa yndyrë
100 gram kaçkavall
Kripë dhe biber të zi

Përgatitja: Zihet spinaqi pak sa për t’u zbutur, i shtohet djathi, kaçkavalli, kripa dhe biberi

Beshamelli:

60 gram margarinë
2 lugë miell
500 mililitra qumësht
Kripë

Së pari shkrihet margarini, i shtohet mielli dhe fërgohet në temperaturë të ulët derisa të fillojë që të bëhet ngjyrë kafe dhe pastaj i shtohet qumështi.

Përgatitja: Lyhet tava me margarinë dhe pastaj i shtohet bashamelli. I mbush ‘Canellonit’ me masën nga spinaqi dhe vendosen në tavë. Mbulohen me bashamell dhe i grihet kaçkavall sipër. Në fund, vihet në temperaturë 180 gradë për 30 minuta.