Candy Crush 7.1 miliardë dollarë vlerë në bursë

Në ditën e sotme, loja Candy Crush zbarkoi zyrtarisht në bursë. Shoqëria anglo-suedeze ‘King Digital Entertainment’, prodhuese e videolojërave popullore ka mbledhur me IPO ofertën publike fillestare 500 milionë dollarë duke shitur 22.2 milionë aksione me çmimin e 22.50 dollarë secila. Me këtë çmim, kompania e Candy Crush vlen 7.1 miliardë dollarë. Candy Crush është…

Auto & Tek

26/03/2014 20:41

Në ditën e sotme, loja Candy Crush zbarkoi zyrtarisht në bursë. Shoqëria anglo-suedeze ‘King Digital Entertainment’, prodhuese e videolojërave popullore ka mbledhur me IPO ofertën publike fillestare 500 milionë dollarë duke shitur 22.2 milionë aksione me çmimin e 22.50 dollarë secila.

Me këtë çmim, kompania e Candy Crush vlen 7.1 miliardë dollarë.

Candy Crush është lojë që ka rreth vetes 97 milionë përdorues aktivë çdo ditë, me një vlerë prej 663 mijë dollarëve çdo 24 orë.

Candy Crush është lojë pa pagesëvdhe është shkarkuar më shumë se 500 milionë herë që kur ka dalur. Duke përdorur modelin “Freemium” kompania bën të holla nga shitja e jetëve shtesë për lojtarët, poashtu edhe shtesa tjera.

Kjo lojë përfaqëson 78% të shitjeve vjetore të ‘King Digital Entertainment’, që gjeneron të ardhura nga ana e lojëtarëve sa më shumë nivele që ata kalojnë tek Candy Crush, apo nga produktet e tjera të ofruara.

(techsot.al)