Cancelo: Guardiola ishte i rëndësishëm për evoluimin tim, ai ndryshoi mënyrën si e shoh futbollin
Joao Cancelo ka folur lidhur me punën e tij nën urdhrat e Pep Guardiola. Për shumë kë, Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botën e futbollit. Sukseset e tij e bëjnë vështirë të kundërshtueshëm një qëndrim të tillë. Lidhur me trajnerin ka folur së fundmi edhe mbrojtësi portugez, Joao Cancelo që tani punon…
Sport
Joao Cancelo ka folur lidhur me punën e tij nën urdhrat e Pep Guardiola.
Për shumë kë, Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botën e futbollit. Sukseset e tij e bëjnë vështirë të kundërshtueshëm një qëndrim të tillë.
Lidhur me trajnerin ka folur së fundmi edhe mbrojtësi portugez, Joao Cancelo që tani punon nën urdhrat e tij te Manchester City.
“Pep ishte shumë i rëndësishëm për evoluimin tim. Një trajner që ndryshoi jo vetëm kapacitetet e mia, por edhe mënyrën se si unë e shoh futbollin. Ai më bëri më të gjithanshëm. Më bëri më të zgjuar, ta shoh ndeshjen në një mënyrë tjetër, me filozofinë e tij”, ka thënë Cancelo, transmeton lajmi.net.
“Filozofia e tij është ajo me të cilën e identifikoj veten. Kur punon me një person me ide të njëjta, është më e lehtë të arrish suksese. Natyralisht jam mbrojtës i djathtë, por mund të luaj po ashtu edhe si mbrojtës i majtë”, shtoi tutje lojtari i Man City.
Cancelo, nën urdhrat e Pep Guardiola ka filluar të aktivizohet edhe si mbrojtës i majtë dhe është një nga lojtarët më atraktiv në futbollin evropian aktualisht. /Lajmi.net/