Cana votoi Riberyn

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka zbuluar se votoi ish bashkëlojtarin e tij nga Olympique Marseille, Franck Ribery në garë për Topin e Artë 2013. Mesfushori i Bayern Munichut është një prej favoritëve për të rrëmbyer çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë dhe mund të llogaritë në mbështetjen e Canës, me…

Sport

27/11/2013 11:53

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka zbuluar se votoi ish bashkëlojtarin e tij nga Olympique Marseille, Franck Ribery në garë për Topin e Artë 2013.

Mesfushori i Bayern Munichut është një prej favoritëve për të rrëmbyer çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë dhe mund të llogaritë në mbështetjen e Canës, me të cilin luajti së bashku te Marseille.

“Kam zgjedhur Riberyn në pozitën e parë, pastaj Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin”, deklaroi Cana për radiostacionin francez RMC.

“Ronaldo e meriton po ashtu çmimin, ai bënë gjëra të jashtëzakonshme. Por, Ribery ka fituar gjithçka që ishte e mundshme të fitohet në edicionin e kaluar”, shpjegoi mesfushori i Lazios.

Një mbështetje e mirëseardhur për Riberyn në kandidaturën e tij për Topin e Artë.