Camila Morrone tregon figurën e përsosur në darkë me Leonardo DiCaprion
Camila u vesh me minifund lëkure, derisa po dilte në darkë me të dashurin, Leonardo DiCaprio.

ShowBiz
Camila Morrone bëri të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo, derisa po dilte në darkë me Leonardo DiCaprion, në Malibu, të enjten mbrëma, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Aktorja, 23 vjeçe, tregoi barkun e sheshtë në një bluyë të bardhë të shkurtër, ndërsa u largua nga Nobu me yllin e “Titanik”, 45 vjeç.
Çifti, të cilët janë në lidhje për gati tre vjet, u përpoqën të mos dukeshin shumë derisa u drejtuan për në veturën e tyre të zezë.
Camila shfaqi këmbët e saj të gjata në një minifund lëkure, ndërsa kishte mbathur një palë çizme deri në kyçin e këmbës.
Në supe po mbante një xhaketë, ndërsa kishte vendosur dhe maskë në fytyrë derisa u largua nga restoranti, i cili është vend i frekuentuar nga të famshmit.
Ndërsa, Leonardo kishte vendosur një kapele në kokë dhe në fytyrë kishte një maskë të bardhë.
Camila dhe Leonardo filluan lidhjen në dhjetor 2017 dhe që nga ajo kohë duket se marrëdhënia e tyre është forcuar dhe janë parë bashkë edhe në evente të njohura. /Lajmi.net/