Cameron: Nigeria, ndër vendet më të korruptuara
Pas deklaratave të kryeministrit britanik, David Cameron, se Nigeria është vend i zhytur në korrupsion, ka reaguar presidenti nigerian, Muhammadu Buhari, i cili tha se nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje askujt.

Bota
Në fjalimin e tij në një ngjarje, ku flitej për luftën kundër korrupsionit, Bahar tha se është i interesuar të kthejë pasuritë e vjedhura, për të cilat thotë se po mbahen në bankat britanike.
Bahar më tej tha se ishte tronditur nga deklaratat e tilla të kryeministrit britanik, ndërsa, i pyetur se a është Nigeria e korruptuar, ai u përgjigj jo.
Nigeria u rendit në vendin e 136, nga 167 vende në Transparency International në vitin 2015.