Cameron Diaz, si në ditët e rinisë

Ajo e ka shkruar një libër se si ta keni trupin perfekt dhe kjo është lehtësisht e dukshme. Cameron Diaz e shfaqi trupin e saj perfekt, gjatë ndaljes së fundit në St. Barts, ku ajo u fotografua për Vogue. 41 vjeçarja dukej për mrekulli, teksa bënte xhiro në varkë, me bikini të bardhë. E lindur…

ShowBiz

06/02/2014 10:26

Ajo e ka shkruar një libër se si ta keni trupin perfekt dhe kjo është lehtësisht e dukshme. Cameron Diaz e shfaqi trupin e saj perfekt, gjatë ndaljes së fundit në St. Barts, ku ajo u fotografua për Vogue.

41 vjeçarja dukej për mrekulli, teksa bënte xhiro në varkë, me bikini të bardhë. E lindur në Los Angeles, ajo ishte në disponim dhe buzëqeshte me grupin e miqve, shumica prej tyre meshkuj.

Në një moment, ajo e ngriti këmbën e majtë lartë në varkë, duke i treguar linjat perfekte. Ajo i zbuloi edhe duart, që dukeshin mjaft muskuloze. Në fund, Diaz u hodh në det dhe ishte mjaft agile në ujë. Cameron definitivisht s’di të plaket.