Camavinga shkruan histori, bëhet lojtari më i ri që fiton çdo trofe me Realin

Eduardo Camavinga është bërë lojtari më i ri në histori të Real Madridit, që ka fituar gjashtë trofetë me klubin e tij. Ligën e Kampionëve, La Ligën, Superkupen e Evropës, Superkupën e Spanjës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit janë titujt në bagazhin e 20 vjeçarit. Camavinga iu bashkua Realit në gusht…

Sport

07/05/2023 00:44

Eduardo Camavinga është bërë lojtari më i ri në histori të Real Madridit, që ka fituar gjashtë trofetë me klubin e tij.

Ligën e Kampionëve, La Ligën, Superkupen e Evropës, Superkupën e Spanjës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit janë titujt në bagazhin e 20 vjeçarit.

Camavinga iu bashkua Realit në gusht të vitit 2021 dhe tani ka fituar çdo trofe me klubin e tij, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht moshës së re ai ka fituar tituj që shumëkush i ka dëshiruar.

Francezi deri më tani me Real Madridin ka zhvilluar 91 paraqitje, ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tre të tjerë.

Kujtojmë që ai sot u kurorëzua me titullin e Kupës së Mbretit../Lajmi.net/