Camavinga preferon PSG-në para Real Madridit
Mesfushori Eduardo Camavinga është ndër talentët më të mëdhenj në Evropë.
Sport
18-vjeçari ka qenë që një kohë i lidhur me Real Madridin, por sipas Mundo Deportivo, ai është më pranë transferimit te PSG-ja.
Camavinga i ka treguar Rennes se nuk do ta vazhdojë kontratën, që i skadon në vitin 2022,
Reali e ka vëzhguar për afër një vit, por tani duke parë formën e mirë të Antonio Blanco, si mesfushor defensivë, interesimi është ulur.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka kontaktuar presidentin e Rennes duke e njoftuar për interesimin, por ende s’ka negociata mes klubeve.
Rennes thuhet se kërkojnë plotë 100 milionë euro për mesfushorin, por duke parë pandeminë e COVID-19, gjasat janë shumë të ulëta që ndonjë skuadër evropiane t’i ofrojë./Lajmi.net/