Calhanoglu: Ibrahimovic nuk është egoist

Hakan Calhanoglu ka lëshuar disa lëvdata për Ibrahimovic.

Sport

01/06/2020 10:27

Zlatan Ibrahimovic, aktualisht anëtar i Milan, shpeshherë është përballur me kritika për egoizmin e tij.

Shoku i tij i skuadrës, Hakan Calhanoglu, ka dhënë disa komente për suedezin, duke thënë se Ibra nuk është aspak egoist.

“Ai nuk është lojtar i ri i Milan. Ai është yll bote dhe lojtar me përvojë”, ka thënë Calhanoglu, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë nga jashtë flasin për egon e tij. Ai nuk është egoist, ai është i qasshëm, simpatik, shakaxhi, dhe koha me të të shijon gjithmonë”, ka shtuar turku.

Ibrahimovic ka kontratë me Milan deri në fund të këtij sezoni, dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga ‘San Siro’ sapo kampanja të përfundojë. /Lajmi.net/