Çalhanoglu: Doja një sfidë të re, Inter fitoi Scudetton

Sulmuesi i Interit, Hakan Çalhanoglu zbuloi se donte një sfidë të re në verë, derisa shpjegoi si e binden "Neurazzurët".

Sport

16/11/2021 12:50

Turku u largua si agjent i lirë nga AC Milan, duke kaluar te rivali lokal, Inter, transmeton lajmi.net.

Çalhanoglu shënoi penallti në barazimin me “Rossonerët” dhe festoi gjithashtu pranë ish tifozëve të tij.

27-vjeçari në një intervistë për “433”, zbuloi se donte largimin nga Milan shkaku që preferonte një sfidë të re.

“Kalova sezone pozitive në Milan. Kam ende shumë miq aty. Vendosa të shkoja te Inter sepse doja një sfidë të re në karrierë”.

“Ata janë klub i madh, fituan ligën edicionin e kaluar dhe luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Jam në dijeni për zgjedhjen e bërë. Por, kjo është jeta. Duhet të shikoni përpara dhe jo mbrapa. E dija që Inter gjithmonë ka qenë skuadër e madhe, shpesh e mposhtin Milanin në derbi”.

Milan momentalisht është lider në Seria A, shtatë pikë para skuadrës së re të Çalhanoglut./Lajmi.net/