Calderon: Reali ‘dënon’ Ramosin
Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka thënë se klubi është duke e dënuar Sergio Ramosin për përkrahjen e tij publike për ish trajnerin, Carlo Ancelotti.
Sport
Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Sergio Ramos nuk është i lumtur në Santiago Bernabeu.
Mbrojtësi ka hyrë në dy vitet e fundit të marrëveshjes dhe negociatat e deritashme nuk kanë sjellë fryt.
Calderon beson se Ramos është duke u dënuar nga klubi për mbështetjen e tij për trajnerin e shkarkuar, Carlo Ancelotti.
“Mua më duket se Reali e ka dënuar Ramosin për shkak të përkrahjes së tij publike për Ancelottin, duke thënë se nuk u pajtua me shkarkonin e tij. Njësoj edhe me Iker Casillasin”, deklaroi Calderon për “TalkSport”.
“Është e qartë se Ramos nuk është i lumtur sepse presidenti nuk i ka ofruar vazhdimin e kontratës”, u shpreh ai.